Top Channel/ 10.000 vjet i fjetur, shpërthen vullkani: Reja e hirit, rrezik për avionët!
25/11/2025 11:53

Një vullkan në Etiopi ka shpërthyer për të parën herë në 10,000 vjet, duke lëshuar në qiell një shtëllungë aq të dendur tymi e hiri sa ka ndikuar dhe në udhëtimet ajrore mijëra kilometra larg në Indi. Vullkani i Hayli Gubbi, i cili ishte i fjetur prej kohësh, është gjallëruar papritur duke mbuluar me hi fshatrat fqinje. Edhe pse nuk ka raporte për viktima, shpërthimi përbën një kërcënim për komunitetin lokal të barinjve dhe për bagëtitë, pasi praktikisht i bën të papërdorshme kullotat jetike për to, sipas Associated Press. Banorët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të tmerrshëm në momentin e aktivizitmit të papritur të vullkanit. “Dukej sikur të ishte një bombë”, tha një prej tyre, Ahmed Abdela. Shpërthimi ka qenë i dukshëm edhe për satelitit; pamjet e NASA-s treguan re të dendura pluhuri që ngriheshin në qiell dhe lëviznin mbi Detin e Kuq. Reja vullkanike rezulton të jetë përhapur mbi Jemen, Oman dhe në Pakistan e Indi, sipas Qendrës Kërkimore në Tuluzë. Departamenti Meteorologjik i Pakistanit lëshoi një paralajmërim pasi hiri hyri në hapësirën ajrore të saj vonë të hënën. Në Indi, linja ajrore kombëtare Air India anuloi disa fluturime brenda vendit dhe jashtë kufijve, me qëllimin të kryhen sipas saj "kontrolle paraprake në ato avionë që kishin fluturuar mbi vende të caktuara gjeografike pas shpërthimit vullkanik të Hayli Gubbi".

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34