Top Channel/ 1 mld dollarë investime në Shqipëri, dhëndri i Trump resorte në ishullin e Sazanit
15/03/2024 23:24

Jared Kushner, biznesmeni dhe investitori amerikan dhe njëkohësisht ish këshilltari i vjehrrit të tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi të premten se po mbyllte disa marrëveshje të mëdha me Shqipërinë dhe Serbinë për të investuar në fushën e turizmit. Investim ky që po tregon se familja e ish-presidentit Trump, I cili po rikandidon për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e bardhë, po vendos të bëj biznes në Ballkan. Kushner dha një intervistë për Bloomberg ku deklaroi se në planet e tij të investimit përfshihen resortet turistike në ishullin e Sazanit, I cili shërben si bazë ushtarake por që nuk është I banuar. "Ne jemi shumë të emocionuar," tha Kushner. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”, shtoi ai. Ishulli I thyer, I cili ka qindra bunker dhe tunele nga koha e komunizmit, u vizitua verën e kaluar nga çifti Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ata u shoqëruan nga kryeministri Edi Rama ndërsa panë nga afër të gjitha bukuritëe e zonës së jugut. Ndërkohë investimi tjetër do të kryhet në zonën e Zvërnecit. Sipas planit të Kushner, në Zvërnec do të ndërtohen mijëra njësi akomodimi në funksion të turizmit, ndërsa në ishullin e Sazanit do të ngrihen njësi akomodimi luksoze të markës Aman. Investimet përfshijnë disa hotele dhe qindra vila. Për zhvillimin e këtyre projekteve, ai thotë se do të investojë 1 miliardë dollarë amerikanë. Investimet do të kryhen nëpërmjet kompanisë me seli në Majemi, Affinity Partners me mbështetjen nga vendet arabe. “Sazani është një nga bregdetete më unikë që kam parë ndonjëherë në botë”, thotë Kushner, që planin e investimit për në Shqipëri e ka hartuar bashkë me ish ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Intervista e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për Bloomberg gjithashtu përmban edhe foto nga projektet që presin të zbatohen. Ky do të jetë një nga investimet më të mëdha në Shqipëri, dhe që pritet ta çojë vendin drejt turizmit elitar. Një premtim ky I bërë na kryeministri edi rama, I cili ka pohuar se tashmë vendi duhet të fokusohet drejt turizmit elitar dhe jo atij loë cost.

Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35