Kombëtarja e Kosovës, të martën luan ndeshjen më të rëndësishme të saj. Në stadiumin Fadil Vokrri, futbollistët të hënën zhvilluan seancën stërvitore të fundit para përballjes së finales së madhe të play off-it. Paraprakisht në konferencë për media dolën trajneri i Kosovës Franco Foda dhe kapiteni i “Dardanëve”, Vedat Muriqi.