Donald Trumpit nuk i mjaftoi me sa duket dorëheqja e dy drejtuesve të lartë të BBC-së, por ka kërcënuar ta padisë gjigandin mediatic anglez për redaktimin e fjalimit të tij të 6 janarit 2021. Avokatët e presidentit amerikan i kanë dhënë transmetuesit të famshëm disa orë afat për të "tërhequr menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe nxitëse" në lidhje me Trump, sipas letrës së tyre të cituar nga Financial Times, Neë York Times dhe NBC News.