Arrestimi i Dritan Goxhajt nga Policia e Tiranës, si kërkesë e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë më 31 korrik, u bë shkak që këtë të dielë në sheshin Skënderbej të mblidheshin një grup patriotësh në emër të ish luftëtarit të UCK. Gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Krahu i Shqiponjës’ ata kërkuan lirimin e Goxhajt dhe këmbgulën që ai të mos ekstradohet jashtë vendit pasi nuk ka bërë asnjë krim. Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e sheh vendimin të padrejtë e me ndikim politik dhe thekson se klienti i tij është i pafajshëm.