Njëri prej shqiptarëve të dhunuar nga një grup malazez, Klodian Meaj nga njësia Postribë në Shkodër ka dhënë një dëshmi për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Shkodrani jo në prani të kamerave, ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin dhe dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj tyre prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.