Agjencia Europiane e Barnave ,EMA pohoi se në fillim të muajit tetor do të vendosë nëse do të miratojë dhënien e dozës shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për të gjithë njerëzit e moshës mbi 16 vjeç. Pavarësisht se rregullatori europian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile dozës së tretë të vaksinës, disa vende të bllokut po u ofrojnë qytetarëve të tyre një mundësi të tillë.