Gjatë një konference për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj protestuesve. Berisha u ndal te krahasimi që, sipas tij, Rama bën mes vetes dhe presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa komentoi edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri për qytetarët që protestojnë.