Top Chanel/ Dërgesa kokaine për grupin shqiptar, shkatërrohet “klani Piturros”
22/12/2023 16:42

Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia në Europë u çmontua nga autoritetet spanjolle dhe ato portugeze. Në pranga përfunduan nëntë anëtarët e "klanit Piturros", një grup kriminal ky i lidhur historikisht me trafikun e lëndëve narkotike që nga vitet ‘80. Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, ndërsa u kryen kontrolle në 12 banesa. Ky klan ishte një nga më të rrezikshmit. Ai, sipas njoftimit të Gardës Civile, bashkëpunonte ngushtë me klanin shqiptar Farruku. Një nga organizatat kriminale kjo më aktive në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës latine drejt vendeve të BE. Të gjitha ngarkesat e drogës nga vendet e Amerikës latine pothuajse bëheshin për interes të grupit shqiptar, I cili më pas e shpërndante për ta shitur në qytete të ndryshme të vendeve të Bashkimit Europian. Agjentët ranë në gjurmët e trafikantëve në muajin shkurt kur po verifikonin klanin Arousano, I cili mobilizoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij për të mbledhur një ngarkesë kokaine në ujërat e Atlantikut. Por një operacion I dytë I zhvilluar në muajin prill ku u kapën 220 kilogramë kokainë ndihmoi hetuesit që të binin në gjurmët e të gjithë anëtarëve të klanit Piturros, I cili përmes brigjeve të Portugalisë mundi të fut në Spanjë afro 2 tonë kokainë. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, dhe pastrim parash.

Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45