Anija që do të prodhojë energji vendoset në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër. Dy anije të marra me qira nga qeveria që do të prodhojnë energji elektrike janë vendosur në gjirin e Vlorës, por kjo ka sjellë protestë nga qytetarët. Një anije lëvizëse do të qëndrojnë për rreth një orë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA), ku do të shkarkojë dy anijet gjeneratore. Ndërkohë qytetarë vlonjatë janë mbledhur para terminalit të portit të Vlorës për të protestuar. Ata protestojnë pasi anijet do të prodhojnë energji me naftë, e cila do të sjellë ndotje të vendit