Nëse nuk punon fshati mbetet pa ushqim edhe qyteti. Kjo është arsyeja që fermerët po vazhdojnë punën e tyre pavarësisht frikës së virusit. Ata janë përpjekur të marrin masat e nevojshme në momentet kur kanë afrim më njerëz, qoftë edhe kur nxjerrin produktet e tyre në treg. Por puna këtu është e pashmangshme.