Kievi dhe Moska e firmosën marrëveshjen e shumëdiskutuar që i hap rrugën eksportit të miliona tonëve grurë ukrainas, të nevojitura dëshpërimisht në mjaft pjesë të botës, si edhe të drithit dhe fertilizuesve rusë. Pakti i ndërmjetësuar nga Turqia jep fund një ngërci që kërcënonte sigurinë e ushqimit anekënd globit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përshkroi atë si “marrëveshje për botën”. Pamjet: AFP