Tjetërsimi i tokave në Hamallaj/ Si u regjistruan pronat duke anashkaluar dëshmitë e trashëgimisë
28/10/2020 19:35

Pronat në Gjirin e Lalzit kanë tërhequr vëmendjen e publikut për mënyrën e abuzimit dhe tjetërsimit që është bërë vitet e fundit. Top Channel ka siguruar sëfundmi një tjetër shkelje të rëndë, kësaj here në zonën e Hamallajt, e pozicionuar në pjesë jugore të Lalzit. Bëhet fjalë për një parcel prej më shumë se mbi 100 mijë metra katrorësh, buzë detit. Parcela është ndarë në disa përfitues, ku secili prej tyre është regjistruar me çertifikatë pronësie, në bazë të aplikimit të datës 4 Nëntor 2019 dhe më pas është lidhur një kontratë porosie me një kompani ndërtimi. Top Channel ka siguruar dosjen e plotë sesi janë regjistruar këto prona, brenda një afati të shkurtër kohor nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, dega Durrrës. Procedura e përshpjetuar ka anashkaluar dëshmitë e trashëgimisë, duke bërë kështu regjistrimin, saktësimin dhe pozicionimin e hartave, për vetëm një pjesë të përfituesve të kësaj parcele. Në një situatë normale, Kadastra e Durrësit duhej të hapte të gjitha dëshmitë e trashëgimisë, të verifikoheshin përfituesit e më pas të bëhej regjistrimi i pronës. Por, procedura ka nisur nga fundi dhe përfituesit të cilët kanë nënshkruar një kontratë porosie për ndërtim, kanë nisur konfliktet me një pjesë tjetër të familjarëve. Aktualisht disa prej përfituesëve kanë fituar proceset gjyqësore për dëshminë e trashëgimisë, por Kadastra e Durrësit e ka të pamundur ta regjistrojë apo të bëjë korrigjimet në parcelën prej 100 mijë metrash, pasi aktualisht është e bllokuar me kontratë porosie nga sipërmarrësi.

Top Channel/ Deputeti Haxhinasto në Parlament: Buxheti pa vizion, nuk bind shqiptarët të kthehen
18/11 22:58
Top Channel/ Deputeti Mazniku:Buxheti i 2027 i pari që prek tavanin e 10 miliardë euro
18/11 22:39
Top Channel/ “Janë pa drita deri në 6 orë” deputeti Dule: Në Finiq edhe pa shërbim mjekësor
18/11 22:22
Top News- Tensione në protestë, protestuesit përplasen sërish me policinë
18/11 21:41
Top Channel/ Deputetja Kushi: Arsimi mbështetet me 93.7 miliardë lek, kush përfiton prej tyre?
18/11 21:36
Top Channel/ Deputeti Xhafa flet ne Parlament: E vlerëoj pozitivisht projektbuxhetin 2027
18/11 21:05
Top Channel/ Strazimiri për buxhetin: Jo se ju do merrni më shumë para, por iu kanë më shumë
18/11 21:04
Top Channel/ Tragjedia e elektricistit, familja pa mbështetje pasi humbi jetën
18/11 19:56
Top Channel/ Dëmshpërblimi pas aksidenteve, dëmet deri në 250.000 lekë paguhen për 14 ditë
18/11 19:54
Top Channel/ Vjedhja e postës, dosja në spak.Prokuroria e Durrësit dyshon tek ish-drejtoresha Budini
18/11 19:47
Top Channel/ Protesta në shi, një grup qytetarësh u mblodhën në bulevard
18/11 19:43
Top Channel/ Polemikat mes PS dhe PD, Braçe kritika edhe socialistëve
18/11 19:36
Top Channel/ Deputeti Çuçi flet për bursën e studentëve, do marrin “25 mijë lek në muaj”
18/11 19:31
Top Channel/ Spiropali e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS
18/11 19:22
Top Channel/ Kuvend/Tabaku: Për zgjedhje përshpejtohen tenderat, Demo: Rritje pagash për policinë
18/11 19:18
Top News- Vjedhja e pensioneve në Durrës/ Dosja i kalon SPAK-ut, pas skemës persona me imunitet
18/11 19:17
Top Channel/ Shëndetësia zgjidhet duke krijuar një sistem, Shehu: Nuk zgjidhet duke sjell një aparat
18/11 19:15
Top News – ‘Veliaj, dy javë pa operacion’/ Konfirmohet nevoja për ndërhyrje, Ndreca: Me shumë vonesë
18/11 18:37
Top News- Bie nga dritarja e taksisë në Mullet/ 24-vjeçarja përfundon në spital, ndalohet taksisti
18/11 18:36
Top News – Shkelje e barazisë në tendera/ Burg për ish-kryetarin dhe zyrtaren e Bashkisë Memaliaj
18/11 17:49