Akuzat ndaj Donald Trumpit për keqtrajtim të femrave rikthehen nga njëra prej konkurrenteve të “reality show”-t të famshëm të tij, “The Apprentice”. Summer Zervos e ka hedhur në gjyq miliarderin për të rehabilituar - siç thotë, - reputacionin e saj, duke e detyruar manjatin të pranojë publikisht akuzat e ngacmimit seksual në vitin 2007.