Një atentat mafioz në kryeqytet i ka marrë jetën 38-vjeçarit Shkëlzen Leka, i cili është qëlluar plot dhjetë herë me armë zjarri, ku disa nga plumbat e kanë kapur në kokë. Ngjarja është regjistruar rrreth orës 19:00 të së premtes në rrugën “Islam Alla”, një nga rrugicat që lidh “Rrugën e Kavajës” me atë të “Myslym Shyrit”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.