Një 24-vjeçar është arrestuar pasditen e së mërkurës nga Policia e Tiranës me akuzën e ndërhyrjes në sistemet kompjuterike.Jurgen Masuti arriti të klononte kartat Digitalb dhe SuperSport duke i shitur më pas në treg të zi. Hetimet kanë nisur disa javë më parë mbi bazën e një denoncimi dhe nga verifikimet e prokurorisë, rezultoi se 24-vjeçari ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm prej disa kohësh.