Tiranën e kanë mbuluar festat. Me dy milionë drita zbukuruese kryeqyteti vezullon. Sheshi Skënderbej gëlon nga fëmijët, lodrat dhe pema gjigante e krishtlindjeve. Një tjetër hapësirë dedikuar kësaj atmosfere është Pazari i Ri, me shtëpiza produktesh shqiptare.