Tirana mikpriti sot takimin e organizatave më të mëdha rinore të vendeve Adriatiko-Joniane, në një kohë kur kryeqyteti shqiptar është finalist për t’u shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi nismën e qeverisë shqiptare dhe qeverive të rajonit për të krijuar një hapësirë ballkanike, ku përfituesit kryesorë do të jenë të rinjtë.