Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ
07/03/2021 20:05

Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin. Drejtuesve politik në 12 qarqe i është kërkuar të kenë gati listën paraprake, e cila do të diskutohet pasditen e të Hënës bashkë me kryesinë e partisë. Objektivi socialistëve për Tiranës është jo vetëm ruajtja e rezultatit të 2017-tës me 18 mandate, por edhe fitimi 2 mandateve plus. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mësuar se pritet të konfirmohen për të qenë pjesë e listës së Tiranës zëvendës ministrat Etjen Xhafaj dhe Romina Kuko bashkë me perfektin e Tiranës Toni Gogu. Drejtoresha e IKMT-s Dallëndyshe Bici ka marrë dritën jeshile e ka nisur fushatën ne Paskuqan. Surprizë në ndryshimet e listën e Tiranës është largimi Blerina Gjylametit e cila do të kandidojë në Pogradec, duke u zëvendësuar me Eduard Shalsin. Ndryshe nga 2017-ta, Olta Xhaçka nuk do të jetë në listën e Tiranës, por në Dibër. Me të gjitha gjasat në listën e Tiranës nuk do të jetë deputeti aktual Sadri Abazi i cili i shtohet listës së dorëhequrëve nga kandidimi siç ishin Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi. Me pikëpyetje mbetet ri-kandidimi Elona Gjebresë. Pandeli Majko ministër për diasporën pritet të jetë përsëri pjesë e skuadrës socialiste por mbetet e paqartë renditja e tij në këtë listë. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe ish ministria e mbrojtjes Mimi Kodheli e cila në 2017 u zgjodh në qarkun Kukës dhe tani është duke drejtuar fushatën në njësinë 5 në Tiranë. Besohet se lista e Tiranës do të udhëhiqet nga inxhinieria Luljeta Bozo e cila i tha po ftesës së Ramës për të kandiduar nën siglën e PS. Ministret aktuale Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu renditen në top 10 vendet e para të listës së Tiranës. Ndërkohë pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit, deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56