Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana po bëhet gati që tani për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.