Thirrje Dick Marty të dëshmojë/ “Edhe Serbia ka kërkuar informacion për UÇK në Shqipëri”
18/12/2020 15:10

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që po analizon veprimet e kryera nga institucionet shtetërore, në kuadër të hetimeve për krimet e supozuara të UÇCK në territorin shqiptarë, tashmë ka nisur kërkesat tek SHIK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë. Ulsi Manja kryetar i këtij komisioni tregon për Top Channel se çfarë informacioni specifik është kërkuar. “Këtyre institucioneve do ti dërgohet i gjithë informacioni i bashkëpunimit të ndërsjellët jo vetëm me taskforcën e EULEX sepse ky bashkëpunim ka nisur që më përpara në kuadër të ligjit për marrëdhëniet juridiksionale me autoritet e huaja por edhe me UNMNI-un e Gjykatën e Hagës por edhe me taskforcën e EULEX-it. Do të merret i gjithë dokumentacioni bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike të ndërsjellët në fushën penale”. Por a do të mund të merret dëshmia e Dick Martit siç edhe ka kërkuar anëtari këtij komisioni Mulsim Murrizi? “Kemi parashikuar seanca dëgjimore dhe dje vendosëm ta lëmë të hapur këtë çështje lidhur me kërkesën e Murrizit. Nëse kuadri ligjor e lejon këtë mund të bëjmë seancë me Dick Marty por dhe të tjerë që Murrizi ka kërkuar për të dhënë dëshminë para Komisionit. Por gjithmonë është në varësi të dokumentacionit që do të administrojë komisioni”. Ndërkohë Top Channel mëson se në këtë komision ka mbërritur një informacion që është marrë në konsideratë se gjatë 15 viteve të fundit, Serbia përmes letër porosive, ka kërkuar informacione të ndryshme për veprimtarinë e UÇK-s në Shqipëri.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56