Testohet identifikimi elektronik/ KQZ bën provat e teknologjisë së re për zgjedhje. Do aplikohet në 5200 qendra
20/02/2021 14:51
Në prezencën e përfaqësuesve të partive politike, atyre të OSBE dhe ambasadave, KQZ demonstroi përdorimin e pajisjes për identifikimin elektronik të zgjedhësve. Më shumë se 200 persona të përzgjedhur nga partitë politike u përfshinë në këtë testim.