Testimet fizike për BKH/ 424 Kandidatët përfundojnë sprovat, do zgjidhen 60
23/10/2020 12:08

Te veshur me atlete dhe rroba sportive. Këta janë kandidatët që po i nënshtrohen garës fizike për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Kjo e enjte shënoi ditën e fundit të testimit fizik, për 424 kandidatët që duan të hetojnë krimin në Shqipëri, por që në fund do të përzgjidhen vetëm 60. Për katër ditë me radhë, dhe të ndarë në grupe, kandidatët, u desh që të testoheshin për rezistencën e tyre fizike, duke iu nënshtruar ushtrimeve, si pompa, muskuj barku, vrap, etj, e që më pas u vlerësuan nga komisionet. I gjithë ky proces u monitorua nga Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit , Aida Hajnaj, si dhe nga komisionet ndërkombëtare vëzhguese, të ambasadës. Të gjithë kandidatët që do të vlerësohen se janë të aftë fizikisht, dhe që kanë arritur rezultatet e kërkuara nga komisioni, do të vijojnë me fazat e tjera. Ditën e hënë pritet që të kenë shkrimin e një eseje, për të vijuar më pas me intervistimin se përse ata duan që të bëhen pjesë e BKH-së dhe se cilat janë motivet e tyre për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend. Por megjithatë, do të ketë edhe të tjerë filtra, siç janë kontrolli i pasurisë për të gjithë kandidatët, për të vazhduar me procesin që për herët të parë do të përdorët në Shqipëri, poligrafi, ose e quajtur ndryshe makina e së vërtetës. 60 kandidatët që do të përzgjidhen në fund, për të qenë pjesë e BKH-së, do të punojnë ngushtësisht me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend. Por përpara se të kalojnë deri në këtë fazë, ata më parë do të trajnohen nga ekspertë të FBI-së, për të marrë eksperiencën e tyre.

Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51