Tërmeti shkatërroi 7905 ndërtesa/ Bilanci, Tiranë, u dëmtuan 448 pallate. Në durrës 62 pallate
11/01/2020 15:44

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të ndërtimit. Ndërkohë me terma teknikë ds2 dhe ds3 klasifikohen mijëra shtëpi të tjera që konsiderohen të dëmtuara lehtë dhe të dëmtuara mesatarisht dhe që numërohen 8748 objekte të prekura nga tërmeti. Drejtori i institutit të ndërtimit Agron Hysenlliu jep detaje mbi bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Agron Hysenlliu: Objekte te pabanueshme që janë ds4 dhe ds5, që ne i konsiderojmë objekte me dëmtime të rënda ne kemi afërisht në Tiranë rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi, në Durrës 62 pallate dhe 557 shtëpi, në Kavajë 25 pallate dhe 30 shtëpi, në Shijak 30 pallate dhe 550 shtëpi, në Vlorë 24 p allate dhe 596 shtëpi dhe në Kamëz 12 pallate dhe 150 shtëpi. ne i kemi klasifikuar që këtu nuk duhet të qëndrohet brenda pasi ka rrezikshmëri. pastaj sipas VKM që ka dalë ne do bëjmë ekspertizën e thelluar dhe do të shohim kush prej tyre është i riparueshëm dhe kush është i pariparueshëm menjëherë nxjerrjes se këtij bilanci ka nisur ekspertiza e thelluar ndaj objekteve te dëmtuara rëndë, nga ku do të vendoset se cilat do të shkatërrohen dhe cilat jo Agron Hysenlliu: Sot ekspertët gjenden për ekspertizë të thelluar në Vlorë, rezulton se aty disa pallate duhen demoluar , nesër do jemi në Krujë, Lezhë Por për shumë pallate të dëmtuara rëndë prokuroria mendon se përgjegjësia nuk është vetëm e tërmetit . tre prokurori vazhdojnë njëkohësisht hetimet dhe siç deklaron prokuroria e Durrësit janë nën hetim 235 çështje që lidhen me cilësinë e ndërtimeve jo vetëm pallate por edhe shkolla,njëjtë s sikurse edhe në prokurorinë e Krujës është përfshirë në hetim edhe shembja e një shkolle e rikonstruktuar gjatë verës 2019. Edhe akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi , inxhiniere dhe kolaudues janë vendosur nën hetim. Në këto hetime janë angazhuar edhe eksperte nga fusha e inxhinierisë. Agron Hysenlliu , drejtor i Institutit të Ndërtimit: nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, ndërkohë që qeveria ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme të pjesshme deri në fund të muajit mars 2020.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38