Familja prej katër anëtarësh e Naim Myftarit në Sauk mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, e sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dorëzuan edhe çelësin e banesës së re. Kreu i qeverisë garantoi për rindërtimin e të gjithë shtëpive private të prekura nga tërmeti brenda vitit, ndërkohë që shumë shpejt siguroi edhe për dhënien e apartamenteve të reja.