Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari
07/03/2021 12:10

Është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë këtë të mërkurë. Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili gjatë lëkundjeve të fuqishme nuk mundi të dilte nga shtëpia. Grupet e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat 83-vjeçarin, i cili ka humbur jetën pak ditë më vonë në spital, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk bëhen të ditura. Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë. Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme. Një grup zyrtarësh të qeverisë me ministrin plotësuese të Brendshëm, Stelios Petsas, që kanë vizituar zonën kanë deklaruar se prej nesër qeveria do tu japë nga 300.000 euro bashkive në Tirnavo, Elasona dhe Farkadonas, në mënyrë që të shpërndajnë nga të paktën 600 euro banorëve, për të plotësuar nevojat e domosdoshme. Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballësh shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km. Ndërkohë, sipas pamjeve dhe matjeve satelitore specialistët deklarojnë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi Thessalinë para katër ditësh terreni është deformuar dhe në shumë vende ka pësuar rrëshqitje deri në 39 cm. Gjithashtu banoret e zones Zarkos deshmojne se ne shume prej tokave te tyre bujqesore jane hapur vrima te medha, nga te cilat ka edhe rrjedhje uji, fenomen qe sipas sizmiologeve ndodh shpesh gjate termeteve te fuqishme.

Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49