Tërmetet, si të mbrohemi/ Sizmologët kërkojnë të ndryshohen rregullat e ndërtimit
10/01/2020 19:48

Sizmiologu grek, Spiros Pavlidis, tregon se Shqipëria është vendi më sizmik në rajon dhe se janë të domosdoshme që masat antisizmike të kthehen në ligje për të pasur shtëpi të sigurta në të ardhmen. “Në Greqi ne kemi një nga kodet më të mira sizmike, sepse ishin tërmetet që na detyruan ta realizonim. Si dhe çdo 5 vjet e ndryshojmë atë sepse ka gjetje të reja. Edhe ju këtu fillimisht duhet të merrni hapat shkencorë që kanë të bëjnë me gjeologjinë, sizmikën, ndërtimet në mënyrë që këto të dhëna të kthehen në ligje për shtetin duke mundësuar kështu ndërtime të qëndrueshme “, thotë ai. E kundërta ndodh në vendin tonë. Pas tërmetit janë nxjerr mësimet. “Kemi një kod të vjetër, edhe në përmbajtje për godinën por edhe për hartat që e ka me intesitete”, shprehet prof. Shyqyri Aliaj. Ndaj, në një tavolinë me studiues nga rajoni , marr shkas nga tërmeti i 26 nëntorit synohet përpilimi i një kodi të ri sizmik, bazuar në eurokodin 8 të BE-së. “Kjo të bëhet e miratuar sepse edhe harta e parë e intesiteteve e 89 u fut vetëm pas tërmetit të 79. edhe sot tërmeti i 26 nëntorit na detyroi që të bëhet e tu shërbejë ndërtimeve të ardhshme”, shton më tej Aliaj. Ndërkohë që të gjithë sizmiologët qetësojnë shqiptarët se një tërmet me atë magnitudë nuk ka për të ndodhur për një kohë të gjatë. Me këtë forcë Durrësi e ka patur në vitin 1926, deri në 2019 bëhen 93 vite që do të thotë duhen gati një shekull për të shpërthyer një energji të tillë. “Ligji i shpërndarjes së pasgoditjeve tregon se ky tërmet po vjen drejt shuarjes”.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38