Mëngjesin e sotëm, një tërmet më magnitudë 5.7 goditi Iranin perëndimor duke u marrë jetën 8 personave në Turqi, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleiman Soylu. Tërmeti u përqëndrua në qytetin iranian të Khoy-it dhe preku fshatrat në provincën turke të Van-it. Soylu tha në një konferencë shtypi në Ankara se ndër viktimat ishin edhe 3 fëmijë.