Çmimi global i naftës së papërpunuar arriti të hënën në 70 dollarë për fuçi. Kjo është hera e parë në tre muaj që çmimi i naftës kap një rritje kaq të madhe ndërkohë që shtohen shqetësimet mbi përshkallëzimin e tensioneve ushtarake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.