Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit janë ngritur në protestë paraditen e sotme. Ata kërkojnë 22 pagat e munguara si dhe nënshkrimin e kontratës e rifillimin e punës në Uzinë. Ata thonë se rafineria është pronë e tyre dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat do të tërheqin librezat e punës. Ndërkohë në disa momente ka pasur edhe tensione mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda rafinerisë, por janë kundërshtuar nga forcat e rendit duke krijuar një përplasje mes tyre.