Telekom Albania, kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri është në negociata për t’u shitur. Gjiganti Deutsche Telekom, i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, përmes grupit grek OTE po shqyrton mundësinë e largimit nga Shqipëria. Negociata janë konfirmuar zyrtarisht nga grupi OTE në një përgjigje zyrtare për Top Channel, por pa dhënë detaje të mëtejshme.