Të zgjedhurit e PD-së pro incerenatorëve/ Ish-kryebashkiakët shpreheshin ndryshe nga drejtuesit e PD
22/10/2020 15:39

Partia Demokratike po bazon të gjithë fushatën e saj në betejën elektorale me socialistët te çështja e inceneratorëve, impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane. Por nuk ka qenë kështu vetëm pak kohë më parë kur të zgjedhurit lokalë në bashkitë ku PD-ja kishte drejtimin vendosën si zgjidhje më të mirë të dërgojnë për trajtim në inceneratorin e Tiranës mbetjet që krijoheshin në bashkitë e tyre. Ky është dokumenti i Bashkisë së Kavajës në vitin 2018, kur bashkia drejtohej nga demokratët. Ish-kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja i kthente përgjigjie Ministrisë së Infrastrukturës, ku i kërkonte që të dërgonte mbetjet në inceneratorin e Tiranës. Në lëtrën e tij, demokrati Sakja shpreh angazhimin për të respektuar kontratën e depozitimit të mbetjeve në Sharrë. Ndërsa kjo është një shkresë e bashkisë së Vorës edhe kjo e vitit 2018, kur në drejtimin e saj ishte ende kryebashkiaku Fiqiri Ismaili. Bashkia e drejtuar prej demokratit Ismaili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës mbështetje me fonde për të depozituar mbetjet e saj në Sharrë. Ndërsa kjo është letra e bashkisë së Rrogozhinës, ku i zgjedhur ishte kandidati i PDIU, i cili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës që t’i jepte zgjidhje çështjes së mbetjeve urbane në këtë bashki. Të gjithë këta kryebashkiakë ishin në rradhë të parë ndjekjes së problemit me mbetjet urbane dhe kërkonin ose kishin realizuar marrëveshje me impiantin që po realizohet në Sharrë. Por ndërkohë shefat e tyre politike, pas dy vitesh kanë tjetër mendim. Kavaja, Vora dhe rrogozhina e kanë një gangrenë të rëndë çështjen e mbetjeve. Kavaja i ka depozituar edhe në zona të jashtëligjshme. Rrogozhina deri pak kohë më parë në mënyrë skandaloze i shkarkonte në lumin Shkumbin, ndërsa Vora në një landfill illegal.

Top News – ‘Nuk ka anëtarësim me Edi Ramën’. Sali Berisha-Raporti i KE, më kritiku në histori
14/11 14:36
Top News – ‘Nuk e mbrojta unë Ballukun’. Rama: Por nuk lejuam të paraburgosej një kolege pa gjyq
14/11 14:16
Top News – Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit e Ndrecës: Na duhet disiplina
14/11 13:50
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS, socialistët përgatiten për zgjedhjet e 2027
14/11 13:04
Top Channel/ Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërritja e ministrave dhe deputetëve
14/11 11:01
Top Channel/ Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj…
14/11 10:24
Top News – Rama ndërpret transmetimin ‘live’: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë
14/11 10:22
Top Channel/ Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët
14/11 10:19
Top News – Asambleja e PS në Gjirin e Lalzit, mbërrijnë drejtuesit kryesorë të partisë
14/11 10:17
Top News – ‘Kushti për zgjedhje të lira, largimi i Ramës’/ Berisha-partive opozitare: Të bashkohemi!
13/11 18:03
Top News – Qeveria, jo në fushatë/ PD prezanton paketën për ndarjen e shtetit nga partia
13/11 16:59
Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29