Është në drejtimin e konglomeratit më të madh luksoz në botë. Bernard Arnaul dhe grupi i tij LVMH janë një emër i pangatërrueshëm në industrinë e modës. Sipas revistës Forbes, ai është njeriu më i pasur në evropë dhe i katërti më i pasur në botë. Në prill 2018, ai u bë personi më i pasur në botën e modës, duke ia kaluar bosit të ZARA-s, Amancio Ortega. Ai madje e kaloi për pak kohë edhe Jeff Bezos, duke u bërë njeriu më i pasur në botë, në dhjetor 2019. U bë përsëri më i pasuri në botë për një periudhë të shkurtër në janar 2020-ë. Që nga 16 marsi 2021, indeksi i miliarderëve i Blumberg, e përllogarit pasurinë e tij neto në 123.7 miliardë dollarë. Ndërsa Forbes vlerëson se pasuria e familjes së tij shkon në 160.8 miliardë.