Të pastrehët e tërmetit Durrës, familja që ka humbur banesën: Bonusi nuk mjafton për qiranë
06/10/2020 15:28

Në Durrës, shtëpia e familjes Jaçe i mbijetoi pa dëme tërmetit të 26 nëntorit, po jo pasojave të tij. 11 muaj më vonë, ajo u shkatërrua plotësisht nga shembja me lëndë eksplozive e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti, në lagjen 17 të qytetit bregdetar. “Që nga fillimi i shtatorit na larguan nga shtëpia se do të shembej pallati dhe bashkia do të na e ndërtonte po këtu. Njëherë na thanë se do të na jepnin lekë, pastaj e ndryshuan. Na kanë sjellë një shkresë pa firmë e vulë ku thuhet se nëse dëmtohet shtëpia do të ndërtohet nga bashkia. Shtëpia nuk pati asnjë gërvishtje nga tërmeti. Ma shkatërruan shtëpinë tani. Banohet këtu?!”tha Krenar Jaçe. I mbetur pa strehë, Krenari është i pasigurt nëse do ta gëzojë sërish pronën e tij dhe ku do të jetojë në vazhdim derisa shtëpia e tij të rindërtohet. “Unë s’para derdh lot, po kur e kam parë kam qarë. Jam në rrugë të madhe. Merr bonus me 15 000 lekë, po ku të shkoj me kaq para?! Kur pyes për banesë me qira janë mbi 20 mijë lekë dhe duhen paguar paradhënie 6 muaj. Momentalisht jam në rrugë të madhe. Dua të më ndërtohet shtëpia këtu ku jam.” , tha ajo. Në këtë prag dimri, të njëjtin fat patën edhe disa shtëpi të tjera pranë objektit të shembur, ndërsa u dëmtuan edhe pallatet e bizneset përreth.

Top News- Dënohen me burg ‘skifterët’ shqiptarë, ishin kthyer në tmerr për banorët e Francës
15/11 20:06
Top Channel/ Mbrojtja nga aflatoksina. Panariti: Siguria e qumësht, s’varet nga kontrolli i importit
15/11 19:40
Top Channel/ Gjyqtarët e Vettingut betejë për pagat. Padi në Kushtetuese si magjistratët
15/11 19:36
Top News- Vezë drejt eskortës së Ramës/ Arrestohen dy protestues, procedohen nëntë të tjerë
15/11 17:28
Top News- Goditet grupi i trafikut të kokainës/ Sekuestrohen kokainë, mjete luksoze dhe bizhuteri
15/11 15:30
Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49