“Të hapen bisedimet me Shqipërinë”/ Komisioni i jashtëm i PE: Të gjitha kushtet janë përmbushur
05/03/2021 15:25

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtete të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja. Sa i përket Shqipërisë, përmes këtij raporti është përshëndetur përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve. Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të jenë të pakthyeshme sepse ato janë një prej kushteve kryesore për përparim në procesin e integrimeve. Eurodeputetë kanë kërkuar që zgjedhjet e muajt prill në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike në vend dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik. Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur keqardhje për mungesën e një zgjidhjes të çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. PE-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve që përmes dialogut konsturktiv të kërkojnë një kompromis. Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut kjo është bllokuar nga Bullgaria e cila ka parashtruar kërkesa që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin, për të cilat ka interpretime të ndryshme në Shkup dhe Sofje. Për Shqipërinë, disa shtete anëtare duan të shohin më shumë përparim në reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e prillit.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56