Të dënuarit me probleme mendore, në gjendje të rëndë – Mbyllni burgun e Zaharisë
31/10/2019 19:39

Komiteti shqiptar i Helsinkit kërkon ndihmën e Gjyqësorit, pas dhjetëra apeleve në vite të ndryshme për mbylljen e burgut të Zaharisë, në të cilin mbahen gati 200 autore ngjarjesh kriminale me probleme të shëndetit mendor, në një kohë që ata duhet të trajtoheshin në një spital burg. Kërkesë padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative nga Konstadin Bualli, që është kujdestari i shtetasit A.B., akzaminuar me diagnozën skizofreni. Ai u arrestua, pasi dhunoi të ëmën kur ishte 48 vjeç dhe sot që është 66 vjeç ai vazhdon të mbahet në burgun e Zaharisë, pasi ende nuk është hapur spitali-burg, edhe për këtë shtetas për të cilin Gjykata ka vendosur mjekim të deytruar në një institucion psikiatrik. Ndaj, në mungesë të një institucioni të posaçëm por edhe të kushteve të rënda në burgun e Zaharisë, paditësi kërkon dëmshpërblim për të vëllain, duke u ankuar madje edhe kundër vetë sistemit gjyqësor. “Përveçse kushtet fizike janë tejet të papërshtatshme, ne shikojmë që ka një degradim të gjendjes psiqike dhe sëmundjes të shëndetit mendor që vuajnë këta persona. Pra, kujdesi mjekësor që i ofrohet kësaj kategorie është i pamjaftueshëm, pavarësisht përpjekjeve që mund të kenë patur institucionet. Për rreth 250 persona me probleme të shëndetit mendor është e pamjaftueshmë që të ju përgjigjen nevojave të tyre vetëm 2 mjekë psikiatër. Gjatë 5 vizitave monituruese në fakt as këta 2 mjekë psikiatër nuk i kemi kontaktuar në institucion”, shprehet Erida Skendaj. Njëkohësisht çështja e burgut të Zaharisë po trajtohet si kazus edhe në Gjyaktën Europiane nisur nga rasti i shtetasit A.S., që edhe ai duhej të trajtohej në një spital-burg dhe jo në Zahari. KShH, nga ana tjetër ka publikuar raportin e rradhës, në të cilin sërish kërkon mbylljen e Zaharisë. “Ky sugjerim iu drejtohet në rradhë të parë Ministrisë së Drejtësisë por edhe njëkohësisht Ministrisë së Shëndetësisht, që të dyja bashkarisht kanë përgjegjësi për të ofruar një shërbim adekuat për personat me masë mjekësore, që vujanë nga sëmundjet e shëndetit mendor dhe që duhet t’u ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për një trajtim njerëzor dhe jo degradues”, shton Skendaj. Por duke iu referuar një urdhëri të ministres së drejtësisë, zyrtarët e burgjeve këmbëngulin se së shpejt Zaharia do të mbyllet. “Kjo është në rrugën përfundimtare sepse janë rikonstrukturuar dy godina pranë burgut të Lëzhës, godina 4 dhe 5, dhe këto dy-tre ditë po vendosen dritaret dhe dyert dhe përfundon si proces. Është në cështjen e prokurimet dhe pajisjeve të tjera”, ka thënë Femi Isufaj, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Top Channel ka raportuar shpesh për kushtet në burgun e Zaharisë, por deri më tani ai vazhdon të jetë një ferr me dyer të hapura.

Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38
Top News – Ende të pastrehë pas tërmetit të 2019/ PS fut në Kuvend ligjin, rindërtimi program social
13/11 13:36
Top News – Tjetërsimi tokës në Povelçë. Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim
13/11 13:21
Top Channel/ Kapet me drogë në Qerret, 35 vjeçari arrestohet për shitje hashashi
13/11 13:15
Top News – Malazezi kapet në Shkodër / Anëtar i një grupi kriminal, kërkohej për trafik droge
13/11 13:14
Top News-Lista të hapura e proporcional kombëtar / PS gati, por me kusht-Jo më shumë se 101 deputetë
13/11 13:12
Top Channel/ Fundjavë me shi të ngrohtë, temperaturat deri në 23 gradë. Mot i paqëndrueshëm në vend
13/11 12:50
Top Channel/Arti i pullave në Memaliaj, artistja hungareze ekspozitë në mbështetje të Sindromës Down
13/11 12:49
Top Channel/Mbjellja e grurit me kosto të lartë, fermerët në Kukës ankohen për shtrenjtimin e naftës
13/11 12:48
Top Channel/ Ulliri me bollëk, tregu mungon, fermerët në Dushk ankohen për çmimin e ulët
13/11 12:32
Top News – Coca Cola Bottling Shqipëria, qëndrueshmëria 2025/ Industria që sheh drejt vitit 2030
13/11 12:32
Top Channel/ Nga burgu shkon në spital, Arben Voja shfaq probleme shëndetësore në paraburgim
13/11 12:27
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21