Arka e shtetit vijon të ndjejë presionin e pandemisë pasi të ardhurat kanë ndjekur një trend në rënie edhe gjatë janarit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, muajin e kaluar u arkëtuan 36 miliardë lekë apo rreth 293.7 milionë euro, rreth 900 milionë lekë më pak se janari i 2020-ës, kur pandemia nuk kishte shpërthyer ende në vend.