Administrata tatimore deklaron se të ardhurat në buxhetin e shtetit janë dëmtuar nga ecuria e dobët e investimeve në ekonomi. “Ndërtimi ishte një faktor kryesor me rënie të tvsh i lidhur ngushtë me përfundimin e gazsjellësit Tap. Nga analiza jonë të gjithë sektorët e konsumit janë me rritje, por investimet kanë patur ulje. Dhe një pjesë e madhe e tvsh-së vjen nga investimet”, tha Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve.