Laura Shimili Mears e njohu ne Tirane bashkëshortin e saj britanik Roger Mears, dhe vendosen pas marteses te jetojne ne Londër . Dymbedhjetë vjet më parë, Laura Shimili dhe Roger Mears u takuan rastësisht në një restorant ne Tirane. Duke punuar në ndërtim si inxhinier, Roger ishte përfshirë në një projektet e ndertimit të autostradave në atë kohë. Laura sapo ishte kthyer nga Franca, ku studionte ekonomi në Paris dhe punonte për politikat publike në zyrën e kryeministrit në Shqipëri. Fillimisht, ata vetëm planifikuan të jetonin në Londër për një vit, por më pas një vit u bënë dy, dhe përfundimisht ata qëndruan atje. Për sa i përket identitetit, Laura e konsideron veten shqiptare dhe i shikon të dy fëmijët e saj si gjysmë shqiptare, gjysmë britanike. Ajo flet me djemtë e saj rregullisht në gjuhën shqipe. "Ata janë dygjuhësh," thotë ajo, "por ata e kanë pak të vështirë të flasin gjuhën shqipe". Ajo dhe familja e saj kthehet në Shqipëri të paktën një herë në vit, kështu që fëmijë janë në gjendje të praktikojnë gjuhen në shqipëri. Laura është një fotografe profesioniste, dhe ka studion e saj, përvec fotografise ajo eshte pjese e shume nismave dhe sefundim ka realizuar nisme për grumbullimin e fondeve per spitalin St. George. Autore e Diaspora : Ledja Liku