Supermarketet ruse X5 njoftuan sot nisjen e kryerjes së pagesave me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës së klientëve, në më shumë se 50 dyqane të Moskës, me perspektivë për ta zgjeruar në të gjithë rrjetin e tyre. Grupi X5 është duke bashkëpunuar me sistemin e pagesave Visa dhe bankën Sberbank, në procesin e transformimit në një supergjigand teknologjie.