Sulmon shqiptarin për origjinën/ Arrestohet djali i biznesmenit grek
16/12/2020 12:34

Djali i një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Greqi u arrestua sepse sulmoi dhe plagosi një shqiptar. Pavllos Petraq Misia u plagos në lagjen Peristeri të Athinës. Sipas policisë greke, 32-vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e ofendoi për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë, që e mbante pa leje. 32-vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës arritën t’i ndalnin hemorragjinë. Burime policore i thanë Top Channel se ishin banorët e lagjes, që e panë incidentin dhe njoftuan autoritetet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët. Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga autorin dhe shoqëruesin e tij, të dy shtetas grekë. Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedentë penalë. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme.

Top News/ ‘Do merrja Nobel po të njihja Kosovën’. Rrëfimi i Vuçiç-Perëndimi është hipokrit
26/04 15:39
Top Channel/ Osmani për Kurtin: Ndërhyrje e pavetëdijshme, Taravari ende pa qëndrim!
26/04 15:16
Top News/ Asnjë marrëveshje për dinarin…por, Lajçak paraqet një propozim kompromisi
26/04 11:43
Top News/ Shqiptarët ‘zgjedhin’ presidentin! Maqedoni e Veriut, vendimtarë në balotazhin e 8 majit
25/04 14:41
Top Channel/ Kë do mbështesin shqiptarët? Kandidati që mori më shumë vota do mbështesë Pendarovskin
25/04 12:56
Top News/ Vuçiç fyen sllovenët: Të neveritshëm / Tensionet në qiell, Lubjana kërkon shpjegime
25/04 12:15
Top Channel/ Presidencialet RMV, shqiptarët vendosin “fatin” e presidentit në balotazh?
25/04 10:34
Top News/ Shqiptarët jashtë balotazhit në RMV/ Çudisin me festën për triumfin ndaj njëri-tjetrit
25/04 09:45
Top News/ Shqiptarët festojnë humbjen, përçarja në Maqedoni u heq balotazhin
25/04 09:34
Top News/ Kandidatja e VMRO-së kryeson zgjedhjet/ Bujar Osmani i treti, falënderon mbështetësit
24/04 23:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidatja e VMRO me diferencë të thellë
24/04 22:43
Top Channel/ Bujar Osmani shpall fitoren, thirrje Taravarit: Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta…
24/04 21:59
Top Channel/ Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni!Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa
24/04 21:58
Top News/ Dy shqiptarë në garë, Maqedonia e Veriut zgjedh Presidentin
24/04 20:45
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Kandidojnë dy shqiptarë për president
24/04 19:48
Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15