Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga organizatorin e ngjarjes së sulmit të hotelit Voloreka në Tushemisht si dhe të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kështu shkon në 7 numri i të arrestuarve për këto ngjarje. Kapen organizatori tjetër, ekzekutori i saj dhe një tjetër bashkëpunëtor. Ekzekutori i ngjarjes, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë. Ndër të arrestuarit janë: Meardi Berberi, Anterio Kaloshi , Ervin Kalaja, të gjithë këta me precedentë të theksuar penal. Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.