Stuhia ‘Medea’ pushton Greqinë, termometri shënon -20 gradë/ Athina ‘nën pushtetin’ e dëborës
16/02/2021 10:22

Stuhia “Medea” e shoqëruar me dëborë, erë, temperatura të ulëta dhe ngrica e cila ka pushtuar territorin e Greqisë, për pasojë rruga nacionale Athinë-Lamia është bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve. Autoritetet i kanë bërë apel publikut të kufizojë lëvizjet jashtë, me përjashtim të rasteve të domosdoshme, ndërsa autostrada kryesore që nga Athina të çon në veri, është mbyllur për shkak të borës së rënë. Temperaturat në disa pjesë të Kozanit, në Greqinë veriore, ranë deri në -20 gradë celsius ndërsa një erë e fortë është përplasur mbi ishujt grekë, me shpejtësinë që arrinte deri në 120 km në orë. Reshje të mëdha bore janë parashikuar në Greqinë qendrore, jugore dhe lindore gjatë të martës, përfshirë kryeqytetin grek dhe ishullin jugor të Kretës. Ndërsa bora është e zakonshme në veriun e Greqisë, gjatë dimrit, ajo është e rrallë në ishuj dhe në Athinë. Sidoqoftë, fëmijët janë ata që po e shijojnë në maksimum situatën e krijuar. Temperaturat kanë arritur në disa zona si Kastoria deri në -20 gradë, duke vijuar me Neos Kavkasos (-17,1), Lugina e Kozanit (-15,9), Vounasa Grevena (-14,4), Terpillos Kilkis (-14,2), Florina (-13,7) dhe Efkarpia (-13). Në videon e mësipërme do të shihni pamje nga Athina ‘nën pushtetin’ e dëborës.

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10