Vijojnë protestat e studentëve në Johannesburg pasi një kalimtar u vra nga plumbat e gomës të policisë në protestën e një dite më parë. Policia shpërndau përsëri studentët që bllokuan rrugën para universitetit të Witwatersrand. Lëvizja sporadike ka nisur që prej janarit pas përjashtimit të një numri studentësh nga skema qeveritare e ndihmës financiare.