Rrugëtimi i tij nisi aty, ku prej vitesh përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve, “The Voice of Albania”. Stenald Mëhilli u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj.