"Droselmajeri”, magjistari mistik i Tchajkovskit, mund të mos jetë roli kryesor në baletin “Arrëthyesi”, por është një rol protagonist, prezent në skenë gjatë gjithë pjesës. Baleti, riktheu për publikun e kryeqytetit edhe një herë atmosferën e bukur të Krishtlindjeve në skenën e TKOB, e bashkë me të ringjiti në skene Julian Dervishin në rolin e Droselmajerit.