Ursula von der Leyen i ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas televizionit maqedonas ‘Telma’, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike.