Sorollatje në zyrën e tatimeve/ Biznesi i vogël në radhë, nuk ka blloqe të faturave tatimore
04/02/2021 15:16

Tek Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve, Tiranë, prej ditësh ka radhë njerëzish, shkaktuar kjo pas hyrjes në fuqi më 1 janar 2021, të Ligjit për Tatimet, që heq TVSH-në për bizneset që e kanë xhiron vjetore nën 10 milionë lekë të reja. Mungesë blloqesh të faturave tatimore, kjo është ajo, që thonë këta qytetarë që kërkojnë të pajisen sa më shpejt. Ndërsa nuk flitet fare për respektim të masave antiCovid. “Tatimet duhej të përgatiteshin më përpara që ne subjektet të merrnim TVSH-në sipas formatit të ri. Vijmë këtu, na thonë në orën 12 vijnë blloqet. Kjo nuk është fare serioze. Shitje pa bllok nuk mund të bëhen, sepse subjekti do faturën, nuk I njihet si shpenzim, nëse nuk ka faturën tatimore. Me këtë logjikë i bie t’i them klientit të zyrës sime avokatore, që hajde merre faturën nesër, pasnesër, kur të mbërrijnë. Por unë I kam klientët nga gjithë Shqipëria, që nga Saranda deri në Tropojë. Gjatë këtyre ditëve disa klientëve nuk ua kemi dhënë faturën dhe u kemi thënë, se do t’ua japim në seancën gjyqësore. Na sorollasin nëpër zyra, a thua nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër në jetë ne. Po, jetojmë në Shqipëri thuaj. Sa erdhët ju këtu me kamera, na u hapën sportelet, për të marrë firmën fillimisht, e pastaj bllokun. Nëse nuk e marrim edhe sot, kemi frikë nga ndonjë gjobë, a masë”, shprehen qytetarët për Top Channel. Drejtues të kësaj drejtoria, në bisedën pa kamera na konfirmuan se ky problem do të zgjidhet maksimuni ditën e nesërme, pra të premten, datë 5 shkurt 2021.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14