Sondazhi i dytë për zgjedhjet/ Kush fiton? Të dhënat sonte në Open në Top Channel
18/03/2021 15:12

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, paraqet sonte në orën 21:00 në emisionin “Open” të Eni Vasilit, sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre. Sondazhi i jep përgjigje dhe pyetjeve se cili mes figurave të Ramës dhe Bashës është lideri më i fortë, i hapur ndaj mendimeve dhe që ka vision më të qartë për të ardhmen e Shqipërisë. Natyrisht në sondazhin e IPSOS do të ketë përgjigje dhe për pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, për cilën nga partitë do të votohej dhe se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlament. Ndërsa një vend të dedikuar do të ketë edhe seksioni mbi rajonet, më konkretisht se si do të ndaheshin mandatet për këto zgjedhje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në sondazhin e parë të IPSOS, të publikuar më 25 shkurt në emisionin “Open”, pyetjes kryesore nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 25 Prill, për cilën nga partitë do të votonin, 49.5 përqind e të anketuarve thanë se do të votojnë për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme. Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve. Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi me 5.1 përqind të votave. 44 % e të anketuarve, ne pyetjen se kush mendonin se do te fitonin në zgjedhjet e 25 prillit, thanë se ajo do të ishte Partia Socialiste. 24 përqind mendonin se zgjedhjet do t’i fitojë Partia Demokratike dhe 2 përqind mendonin se fituese do te ishte Lëvizja Socialiste për Integrim. Një shifër të lartë prej 24% ishte e personave, që nuk e dinë se kush fitonte zgjedhjet në 25 prill. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve me prestigjoze, fondacioneve dhe kompanive me te medha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm. Sonte në orën 21.00, do të keni mundësinë të njiheni me rezultatet e sondazhit në emisionin politik “Open”. Është Top Channel që e ka kontraktuar këtë kompani për sondazhin dhe ai do të prezantohet nga Oliviero Markezi, drejtor i Përgjithshëm i kërkimeve elektorale, IPSOS.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36