“Solidaritet nga fqinjët pas tërmetit”/ Veliaj i jep Kullën e Sahatit homologut nga Janina
17/12/2019 18:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësues i komunitetit hebraik në këtë qytet. Në qendër të bisedës mes homologëve ishin mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes bashkive në disa fusha. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë së Janinës “Kullën e Sahatit” dhe theksoi se Tirana dhe Janina kanë një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, dhe se historitë njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll e diplomaci mes shteteve dhe qyteteve. “Tirana dhe Janina kanë pasur një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, ndaj jam shumë i lumtur që me kryetarin e ri mund ta rifillojmë këtë miqësi dhe bashkëpunim. Kur jam larguar për herë të parë nga Shqipëria, Janina ishte vendi i parë që më ka pritur. Besoj se këto histori njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll dhe çdo diplomaci mes shteteve edhe qyteteve tona”, tha Veliaj. Ai vlerësoi kontributin e menjëhershëm të Greqisë, por edhe të Izraelit, pas tërmetit të 26 nëntorit duke sjellë ndihma të ndryshme si dhe ekipe të kërkim-shpëtimit. Veliaj shtoi se ky moment ishte treguesi më i mirë se humanizmi që na bashkon është më i fortë se çfarëdo lloj politike tjetër apo debati që mund të kemi në ditë normale. “E kemi falenderuar edhe qeverinë greke, edhe qeverinë izraelite, miqtë tanë që na kanë ndihmuar shumë. Ishte një solidaritet i jashtëzakonshëm dhe besoj se në kushte të tilla, kur zbulon se në ditën e nevojës, fqinjët grekë, italianë etj. janë aty për ty, kupton se humanizmi që na bashkon është më i fortë se çdo politikë apo debat që mund të kemi në ditë normale. Në ditën e fatkeqësisë zbuluam kush janë miqtë dhe fqinjët tanë të vërtetë, ndaj të falenderoj shumë”, tha kryebashkiaku, pa harruar të përmendë edhe miqësinë që bashkon shqiptarët me komunitetin hebre. “Ajo që më vjen mirë është se edhe si përfaqësues i komunitetit hebraik të Janinës, mezi pres që një pjesë e asaj historie të lavdishme të qytetit tonë, për strehimin e hebrejve, për mbajtjen e besës dhe ndihmën ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, ta tregojmë si një moment reflektimi dhe për kohët e vështira që po kalojmë tani, me situatën pas tërmetit”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Janinës, Moses Elisaf, theksoi se ky është hapi i parë drejt forcimit të lidhjeve mes dy qyteteve. “Është një nder dhe kënaqësi e madhe të takohem me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, hapi i parë drejt forcimit të lidhjeve mes dy qyteteve dhe vendeve tona, për të shprehur mbështetjen tonë ndaj popullit shqiptar pas tërmetit. Bashkia jonë ka kontribuar në rajonet e prekura për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së qytetarëve në ato zona. Diskutuam me kryebashkiakun Veliaj për historinë mes dy qyteteve dhe historinë e komunitetit hebre të Janinës dhe Shqipërisë, lidhjet e ngushta mes këtyre dy komuniteteve në të kaluarën. Shpresoj që kryetari do ta vizitojë Janinën në muajt në vijim, është shumë e rëndësishme t’ju mikpresim dhe njëkohësisht të vazhdojmë përpjekjet tona në funksion të thellimit të marrëdhënieve tona”, përfundoi ai.

Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28
Top Channel/ Opozita braktis Ramën në Kuvend. Berisha përplasje me Ballën, Milen dhe Majkon
18/11 15:07
Top Channel/ Debat në Kuvend. Rama prezanton pikat kryesore të buxhetit i cili ka nisma sociale
18/11 15:05
Top Channel/ Tabaku shpërthen në Kuvend: Ku janë ministrat, detyrim ligjor që…
18/11 14:09
Top Channel/ “Nuk mbahen premtimet”/ Bozdo: Kemi dimrin përpara, a është parashikuar…
18/11 14:04
Top Channel/ ‘Mos bërtisni kur s’keni të drejtë’, Peleshi-Strazimirit: Nuk bën dot pyetje kot…
18/11 12:59
Top Channel/ ‘Ky buxhet pasqyrë se çmund të bëjë autokracia’, Kapri: 10 mijë banesa sa 10 mijë…
18/11 12:56
Top Channel/ ‘Sulltani i gatshëm t’ju bëjë kurban’, Muci në Kuvend: Si mund të flisni për buxhet…
18/11 12:56
Top Channel/ Paketa fiskale/ Kryeministri prezanton shifrat dhe synimet e “buxhetit më social”
18/11 12:51